 |
Garancia. |
|
KUSHTET E GARANCISE
Interset Computer
Kjo Garanci mbulon riparimin (kthimin ne gjendje pune) falas te pajisjeve hardware te shitur nga Interset Computer., ne ambientet e servisit, vetem per difekte me origjine prodhimi. Garancia nuk nenkupton zevendesimin e pajisjeve te difektuara me pajisje te reja.
Kjo Garanci nuk eshte e vlefshme per Pajisjet te cilat jane hapur nga persona te paautorizuar.
Sherbimi i Garancise kryhet vetem kur Klienti paraqet Faturen e Blerjes, Fleten e Garancise dhe pajisjen, e cila nuk duhet te jete e hapur me pare nga persona te paautorizuar nga Interset Computer
Kjo Garanci nuk mbulon difektet e shkaktuara nga:
Demtime fizike nga keqperdorimi ose transportimi i papershtatshem
Demtime per shkak te mbitensionit elektrik ose puna me tension jashte kufijve 230 +/- 15%
Demtimi I sistemit operativ (windows) si dhe programeve qe jane te instaluara ne kompjuter.
Viruset
Interset Computer nuk mban asnje pergjegjesi per demtimet eventuale te softeve aplikative (programet) dhe informacioneve qe Klienti ka rezervuar ne pajisje, per shkak te difekteve te hardware. Eshte ne detyren dhe pergjegjesine e plote te Klientit disponimi i mundesive te ruajtjes dhe rekuperimit te informacioneve te rezervuara ne pajisjet qe ai perdor.
Interset Computer nuk mban asnje pergjegjesi per demet eventuale qe mund ti shkaktohet Klientit apo paleve te treta ne aktivitetin e tyre, nga mosfunksionimi i pajisjeve, dhe kur ky mosfunksionim eshte per shkak te difekteve qe mbulohen nga garancia.
KUSHTET E GARANCISE PER MONITORET TFT-LCD
Monitoret TFT- LCD kane nje proces teknologjik prodhimi te ndryshem nga monitoret e tjere.
Ekrani perbehet nga miliona pika te vogla te cilat i japin monitorit ato imazhe shume te qarta dhe te pastra per perdoruesit.
Per shembull, prodhimi i nje monitori TFT 15” me rezolucion 1024 x 768 permban afersisht 2.4 milion pika te tilla.
Meqenese gjate prodhimit te nje monitori TFT, nje shkalle e vogel e “difekteve” te ketyre pikave eshte e paevitueshme , te gjithe furnitoret tolerojne nje numer minimal pikash te difektuara.
Eshte e kuptueshme qe difekti i nje pike te vetme eshte nje difekt ne masen prej 0.000042% . Edhe ne se monitori permban 10 pika te difektuara, perseri ai eshte i rregullt ne masen 99.9957%.
Duke marre parasysh shpjegimet e mesiperme te dhena nga furnitoret (firmat prodhuese te monitoreve)
DO TE KONSIDEROHET I RREGULLT (JO DIFEKTOZ) CDO MONITOR TFT - LCD QE KA NJE MINIMUM PREJ 5 PIKASH DIFEKTOZE JO TE PERQENDRUARA (DISTANCE ³ 15MM)
|